Bujanoci në 24 orët e fundit me 0 raste pozitiv

0
228

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja, nga 73 mostrat e marra në rrethin e Pçinjës, një ka rezultuar pozitiv ndaj virusit korona 19. Pacienti i infektuar është nga Vranja, ndërsa në komunat tjera të rrethit të Pçinjës, përfshirë edhe Bujanocin, nuk ka patur raste të reja të të infektuarve.

Në ambulantën kovid në Vranjës gjatë ditës së djeshme janë kryer 32 kontrolla, nga të cilat 13 për herë të parë.

Janë bërë një test PCR dhe 24 antigjen, njëri prej të cilëve ka rezultuar pozitiv ndaj Covid-19.

Në spitalin Kovid, 24 pacientë janë duke u trahtuar, nga ky numër 19 janë pozitivë ndërsa 10 janë me bronkopneumoni, dhe 8 pacientë janë në aparatet e frymarrjes./LajmiAL/