Fillon pastrimi i depos së “Svetllost” nga materiet e rrezikshme

0
345

Që nga falimentimi i ish gjigantit “Svetllost” fabrikës për prodhimin e baterive në komunën e Bujanocit, në depot e kësaj fabrike kanë mbetur bateri të vjetra, gjegjesisht materie që konsiderohen të rrezikshme.


Lajmin për fillimin e pastrimit të këtyre materieve e ka konfirmuar deputeti popullorë nga Bujanoci nga radhët e SNS Nenad Mitroviç përmes rrjetit social.


“Vizitë në fabrikSvetllost në Bujanoc në të cilën për momentin me ndihmën e ministrisë për mbrojtjen e ambientit jetësor po largohen mbetjet e rrezikshme historike i cili ka mbetur nga prodhimi i dikurshëm i baterive.


Faleminderit Ministres Irena Vujoviç dhe ministrisë për mbrojtjen e ambientit jetësor që kanë vendosur ti largojnë këto materie të rrezikshme që gjenden këtu më shumë se 20 vjet” ka shkruar Mitroviç.


Fabrika për prodhimin e baterive Svetllost ka qenë një nga gjigantët e cila ka patur të punësuar qindra punëtor, repartet e së cilës kanë qenë edhe në vendin e quajtur madeni mbi fshatin Tërnoc./Lajmi-AL/