Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 418 persona.
Në bazë të analizave të publikuara 159 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.
Nga ky numër, 92 janë nga Vranja, 26 nga Surdulica, 25 Vlladiçin Hani, 9 nga Bujanoci, 6 nga Tërgovishta, 1 nga Boseligradi
Në bazë të rezultateve të publikuara shihet se edhe dita e shtunë nuk ka qenë e qetë përsa i përket rasteve të reja me virusin korona.
Edhe më tej Vranja vazhdon të kryesojë për nga numri i të infektuarve, ndërsa Surdulica për disa javë radhazi vazhdon të jetë vatër e virusit korona, kjo për shkak të numrit të banorëve që ka.












