Problemi me rënien e numrit të nxënësve në dekadën e fundit, jo se po ngjallë ndonjë shqetësim të madh, popullata si duket tashmë është socializuar me këtë gjë dhe “I KA RA RRAFSHIT”. Megjithatë rënia e numrit të xnënsve vazhdonë nga viti në vit, ky problem më së shumti vërehet në vendbanimet me numër më të vogël të banorëve, e për fat të keq kohëve të fundit janë gjithnjë e më të shumtë në numër.
Nëse kthehemi një dekakdë më parë në dy shkollat më të mëdha me numër të nxënësve, me mësim në gjuhën shqipe, “Naim Frashëri” në Bujanoc dhe “Muharrem Kadriu” në Tërnoc, numri i nxënësve ka qenë sa dyfishi i aktualit, fatkeqësisht në vendbanimet më të vogla ky problem është edhe më alarmant.
Në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc aktualisht mësimet i ndjekin 410 nxënës, por që numri i nxënësve në vitin e ri shkollorë pritet të RRITET! Kjo për faktin, JO që është rritur numri i nxënësve në qytet por që, /FENOMENI I RI/, regjistrimi i nxënësve nga vendbanimet për rreth në këtë vatër arsimore.

Drejtori i kësaj shkolle Xhelal Mustafa, i ka thënë LajmiAL se, “kjo gjë nuk është se po na gëzonë shumë, edhe pse për shkollën tonë është një gjë e mirë, por në fakt po i dëmton shkollat nëpër vendbanime, për arsdyeje se ka shkolla të cilat do të mbesin pa asnjë nxënës në klasë të parë dhe kjo është vërtetë për tu shqetësuar”
Sipas Mustafës, kjo mbase po ndodhë edhe përarsyejen e brengosjes së prindërve të cilët po dëshirojnë që fëmijët e tyre ti socializojnë në një shoqëri më të gjerë, sidomos në shkolla ku klasët janë me numër më të madh të xnënësve.
Si do që të jetë, FENOMENI I RI, i regjistrimit të nxënësve nga vendbanimet për rreth në shkollën fillore në qytet është vërtetë shqetësues për shkollat, sepse pasojat mund të jetë shumë më të mëdha nga se mund të paramendohen, FATI I NNJË SHKOLLE PA NXËNËS ËSHTË…. Me këtë fat vitin e ardhshëm shkollorë mund të përballet një nga shkollat me mësim në gjuhën shqipe jo larg qytetit të Bujanocit./LajmiAL/












