Tradita nuk është diçka që falet ajo lundron nëpër vena brez pas brezi, këtë më së miri po e dëshmon familja Duraku nga Breznica e Bujanocit për të cilën pasuria më e madhe familjare konsiderohet edukimi i brezave të rinjë.
Gjendja e vështirë ekonomiko-sociale e cila ka kapluar tërë rajonin e në veçanti pjesën e Luginës së Preshevës dukshëm ka ndikur në shpërnguljen e shumë të rinjëve por edhe familjeve, sidmos problemi i pasivizimit të adresave në Malësinë e Bujanocit ka shuar shpresat për shumë familje që të kenë të ardhme në vendlindjen e tyre.
Në Malësi njihet si familje shumë punëtore, e respektuar dhe e nderuar edhe më gjerë, e dashur për të gjithë e parasegjithash për shtresën intelektuale, sepse familje të tilla të bëjnë të jesh krenarë të jesh i lumtur që i ke fqinjë dhe bashkëvendas, thonë banorët.

Dy Doktor Shkence dhe dhjetra të diplomuar në fusha të ndryshme kjo e bënë familjen Duraku fole të dijes, shembull të një brezi e parasegjithash kurajo për gjeneratat e ardhshme.
Titulli Doktor Shkence për këtë familje nuk është risi sepse një të tillë kësaj familje ia ka sjellë Ramadan Duraku, për ta vazhduar edhe Azem Duraku i cili këtyre ditëve komunën e Bujanocit e bëri të pasur edhe me një tjetër Doktor Shkence, kjo mbase është një dëshmi se titujt e tillë nuk vijnë rastësisht në këtë familje të shoqëruar edhe me shum të tjerë të diplomuar në fusha të ndryshme.
Për Azemin titulli Doktor i Shkencave Ekonomike, në Drejtimin e Financave, nuk është fundi i hulumtimit të diturisë, pamvarësisht se është bashkëshort dhe baba i dy fëmijëve Azemi asnjëherë nuk ishte ndjerë i preokupuar me obligime për ta penguar që të arrijë aty ku është sot, përkundrazi çdo herë frymëzimin për të ecur përpara e ka marrë nga familja dhe të afërmit.
Azemi në moshën 45 vjeçare i ka sjellë familjes Duraku doktoraturën e dytë, e siç thotë fjala popullore “si i pari ashtu edhe i mrami” kështu që me tituj të doktoraturave kjo familje si duket do të na suprizojë edhe në të ardhmën.
Urimet për titullin Azemit i kanë ardhur nga gjitha trevat por më i përzemërti si duket i ka ardhur nga vëllai i tij Nazmi Duraku këshilltarët në Asamblenë Komunale të Bujanocit për disa mandate, i cili në radhitjen e fjalëve shihet sikur do të kishte dashur që urimin mos ta përfundojë kurrë.
“Urime titulli Doktor i Shkencave Ekonomike-drejtimi financa i marrur në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës vëllau im i dashur.
Jo më kot në njërën nga fjalët e urta thuhet:”Ngadhënjimi në luftë dhe suksesi në mësim janë me atë që nuk kthehet prapa”.
Rrugëtimin drejt dijes, ambicjeve dhe realizimit të synimeve asnjëherë nuk e ndale, duke punuar pa rreshtur, për ta kurorëzuar atë me një të arritur tejet të lartë, duke na bërë krenarë ne si familje, por edhe rrethin e gjerë në përgjithësi.
Të uroj të gjitha të mirat në jetë, me shpresën që këto njohuri e kjo përvojë, do t’i shërbejnë këtij brezi të ri, si dhe komunitetit në përgjithësi. Urime edhe njëherë, ta gëzofsh me familje, miq, shokë e kolegë!” ka shkruar Nazmiu.

Grada Doktor Shkence është gradë e nivelit të dytë pasuniversitar që përfitohet pasi studenti ka fituar gradën akademike Master ose Magjistër dhe ka plotësuar disa kërkesa te veçanta.
Në disa universitete të botës dhe për disa degë të caktuara, kandidati mund të regjistrohet drejtpërdrejt pas diplomimit nga niveli i parë në studimet e thelluara për gradën shkencore Doktor Shkence. Në këto raste studimet e doktoratës zgjasin së paku 4 vjet./LajmiAL/












