Bujanoc: Bie numri i rasteve me Covid-19, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 4 raste

0
355

Në komunën e Buajnocit që nga fillimi i epidemisë numri i të sëmurëve ka arritur në 674 persona.

Në muajin dhjetorë janë kryer gjithsej 2619 kontrolla prej tyre 2474 të rritur dhe 145 fëmijë. Në dhjetorë numri i të infektuarve ka arritur në 236 persona.

Sipas drejtoreshës së Shtëpisë së shëndetit Dalliborka Pavlloviq numri i kontrollave në datën, 29.12.2020 ka qenë 94, prej tyre 88 të rritur, dhe 6 fëmijë.

Me test Antigjen janë testuar 13 persona, 4 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 si dhe përmes PCR metodës janë testuar 2 persona.

Sipas këtyre të dhënave dhe bazuar në numrin e përgjithshëm nga të dhënat e ditës së djeshme në komunën e Bujanocit janë 4 raste të reja me Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit shtatzëna të infektuara nuk ka patur dhe as punonjës shëndetësorë./LajmiAL/