Edhe qytetarët e Bujanocit nga 1 nëntori faturat e energjisë elektrike mund ti paguajnë vetëm në postë dhe banka!  

0
1525

Nga 1 nëntori, 106 sportele të Elektro-Ekonomisë së Sërbisë do të pushojnë së funksionuari dhe deri më 1 shkurt të vitit të ardhshëm qytetarët do të mund të paguajnë faturat vetëm në sportelet në Beograd, Novi Sad, Nish, Kragujevc dhe Kralevë.

Nga EES theksojnë se sportelet janë për shkak të avancimit të biznesit, dixhitalizimit dhe uljes së kostove dhe se qytetarët do të mund t’i paguajnë faturat, përveç në mënyrë elektronike, edhe në sportelet e Postës, bankave dhe institucioneve të tjera të pagesave.

Elektro-Ekonomia e Sërbisë fillon me heqjen graduale të sporteleve për pagesën e faturave nga 1 nëntori. EES thotë se këtë po e bëjnë për të hequr punën me para, por edhe për avancimin e biznesit, dixhitalizimin dhe uljen e kostos.

Edhe qytetarët e komunës së Bujanocit nga 1 nëntori faturat e energjisë elektrike do të mund ti paguajnë në sportelet e postës dhe bankat dhe institucionet tjera të pagesave, për arsyeje se sporteli ku i kanë kryer këto pagesa deri më tash do të pushojë së funksionuari.

Ndërsa sipas informacioneve të publikuara provizioni në shumën deri në 6.000 dinarë do të jetë 30 dinarë./LajmiAL/