Fondi për Talentët e Rinj ka shpallur Konkurs për bursa, për deri në 350 studentët më të mirë të shkallës së dytë dhe të tretë në universitetet kryesore të botës për vitin akademik 2024/25 dhe dorëzimi i kërkesave këtë vit është i disponueshëm edhe në portalin eAdministrata, në kuadër të shërbimit eTalenti.
Konkursi për aplikime është i hapur deri më 7 nëntor, shërbimi është falas dhe se kandidatët që aplikojnë për bursë duhet të aplikojnë duke përdorur aplikacionin celular ConsentID ose një certifikatë elektronike të kualifikuar.
Përparësi e madhe për studentët këtë vit është se ata nuk janë më të detyruar të vijnë në Serbi për të nënshkruar Marrëveshjen e Bursave. Tani ata kanë mundësi, përveç dhënies së autoritetit për nënshkrimin e kontratës, ta nënshkruajnë vetë kontratën me nënshkrim të kualifikuar elektronik ose nënshkrim në cloud.
Kushtet janë që kandidatët të jenë shtetas të Serbisë ose të kenë status refugjati, si dhe të kenë vendbanim në Serbi.
Kandidatët nuk duhet të jenë më të vjetër se 27 vjeç nëse janë studentë të studimeve të shkallës së dytë, ose 29 vjeç nëse janë studentë të studimeve të shkallës së tretë deri në datën e shpalljes së Konkursit, si dhe të kenë një diplomë në studimet bazë akademike të marra në një institucion të arsimit të lartë të akredituar.
Gjithashtu, kandidatët duhet të regjistrohen në një vit studimesh të shkallës së dytë ose të tretë në universitetet kryesore të botës në vitin shkollor 2024/2025 dhe të ketë notën mesatare prej të paktën 8.50 gjatë studimeve bazë akademike.












