Dy mjekët shqiptarë Dr.Bilalli dhe Dr.Arifi bashkarisht kryejnë ekzaminime në Spitalin Langenthal të Zvicrrës

0
466

Dr.Fatmir Arifi – Internist, Spz. i Gastroenterologjisë nga Tërnoci i Buajnocit është duke qëndruar për vizitë në Zvicërr ku është pritur nga mjeku me përvojë shumëvjeçare dhe suksese të mëdha në Spitalin Langenthal të Zvicrrës Dr. Mentor Bilalli.

Dr.Arifi këtë e ka konsideruar një eksperiencë të re në shtetin Helvetik dhe ka falënderuar Dr.Bilallin për përkrahjen dhe mundësin e dhënë për kryerjen e kontrollave të përbashkëtat.

“Sot një eksperience e re në Zvicërr – Spitalin Langenthal, vizitë tek Dr.Mentor Bilalli.

Faleminderim për Dr.Mentorin për mundësine e dhënë si dhe përkrahjen në ngritjen profesionale që më ofroi në të ardhmen.

Me 12 ekzaminime Gastro/Kolonoskopi dhe nje ERCP sot përfunduam një ditë të zakonshme pune” ka shkruar Dr.Fatmir Arifi.

Vlenë të theksohet se edhe Dr.Mentor Bilalli është me prejardhje nga komuna e Bujanocit, nga fshati Breznicë i cili është edhe drejtor i Klinikes së lartpërmendur, njëri ndër 3 drejtorët shqiptarë në të gjithë Zvicrrën./LajmiAL/