Dënime për personat fizik dhe juridik që kanë më shumë se 10.000 dinarë borxh ndaj NP Komunalisë

0
332

Ndërmarrja Publike Komunalia ka marrë vendim që të gjithë personave fizik dhe juridik, të cilët kanë borxhe të pashlyera të ujit mbi 10.000 dinarë do ti lëshojë fletpadi.

Arsyeja e marrjes së këtij vendimi (jo me dëshirë) nga ana e NP Komunalisë është, borxhet e mëdha të konsumatorëve që kanë ndaj NP Komunalisë dhe mos shlyreja e tyre me kohë.

Shuma e borxheve që kanë qytetarët (personat fizik dhe juridik) arrinë disa miliona dinarë dhe po e vështirëson funksionimin e kësaj ndërmarrje.

Duke e ditur se NP Komunalia, sikurse pagat poashtu edhe shpenzimet tjera i siguron nga të ardhurat vetanake, gjegjësisht nga shërbimet që u ofronë qytetarëve, është e pamundur ti shmangim paditë ndaj borxhlinjëve nëse duam shërbime kualitative dhe funksionim të rregullt.

Vlenë të theksohet se, lëshimi i padisë edhe më shumë rritë shpenzimet e personave fizik por edhe juridik, dukë patur parasysh se lënda kalon te përmbaruesi dhe kështu duhet paguar edhe shpenzimet e përmbaruesit duke llogaritur edhe normën e interest (kamatën), thuhet në njoftimin e NP Komunalisë./LajmiAL/