Sipas koordinatores për imunizim në komunën e Buajnocit doktoreshës Afërdita Mustafa vaksinimi në komunën e Buajnocit është duke shkuar në rregull, qytetarët po vazhdojnë të paraqiten përmes portalit E-Uprava dhe të dhënat po azhurohen në Shtëpin e shëndetit në Buajnoc nga ku edhe ftohen qytetarët për marrjen e vaksinës.
Deri më tash në komunën e Bujanocit me dozën e dytë janë vaksinuar 750 qytetarë ndërsa rreth 1.400 e kanë marrë dozën e pare.
Sipas doktoreshës Mustafa, nuk ka patur raste me ndikime anësore apo ndonjë alergji të mundshme, përveç dhimbjeve të lehta të krahut apo ndonjë lodhje gjë që është normale.
Koordinatorja për imunizim thotë se, në komunën e Buajnocit tashmë kanë arritur 4 llojet e vaksinës, ndërsa nga sot ka filluar edhe vaksinimi me vaksinën ASTRA ZENEKA./Lajmi-AL/












