Bujanoc: Vështirësohet gjendja epidemiologjike, brenda 24 orëve 11 raste të reja me Covid-19

0
346

Pas një periudhe të qetë me virusin korona, situata në komunën e Bujanocit është përkeqësuar dukshëm, nga numri i të testuarve nga dita e djeshme 1/3 e tyre kanë rezultuar pozitiv, gjë që tregon se gjendja është serioze sa i përket pandemisë.

Drejtoresha e Shtëpisë së shëndetit Dalliborka Pavlloviç, thotë se kemi një trend në rritje të të infektuarve dhe apelon te qytetarët që ti përmbahen të gjitha masave në fuqi, të mbajnë maskat, distancën veçanarisht ti përmbahen dezinfektimit të duarve dhe higjienës.

Në komunën e Bujanocit që nga fillimi i epidemisë numri i të sëmurëve ka arritur në 868 persona.

Në muajin shukurt janë kryer gjithsej 1147 kontrolla prej tyre 1015 të rritur dhe 132 fëmijë.

Në shkurt numri i të sëmurëve ka arritur në 94 persona, numri i kontrollave në datën, 22 shkurt ka qenë 89, prej tyre 83 të rritur dhe 6 fëmijë.

Me test Antigjen janë testuar 33 përsona 11 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me Covid-19./Lajmi-AL/