Dita Ndërkombëtare e të moshuarve. Në Serbi, një numër i madh i të moshuarve jetojnë në varfëri

0
148

Sot, 1 Tetori, Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve po festohet në të gjithë botën, ndërsa komisionerja për mbrojtjen e barazisë Brankica Jankoviç thotë se në Serbi tek popullata e të moshuarve, veçanarisht janë të rrzikuar personat që jetojnë vetëm, ata me aftësi të kufizuara, anëtarët e pakicës nacionale rome dhe gratë e moshuara, veçanërisht në zonat rurale.

Ajo gjithashtu ka thënë se një numër i madh i të moshuarve jetojnë në rrezik nga varfëria ose në varfërie.

“Të moshuarit janë të ekspozuar ndaj abuzimit, neglizhencës dhe vetmisë. Një numër i madh vuajnë nga sëmundja e harresës dhe çrregullimet e lëvizshmërisë që nuk kuptohen në mënyrën e duhur”  tha Jankoviç.

Ajo potencoi se sot në Serbi është ende turp të shkosh te mjeku dhe se nuk ka një qëndrim adekuat ndaj shëndetit dhe kulturës së plakjes.

“Ne jetojmë në një shoqëri ku favorizohet shpejtësia, rinia, përshtatshmëria… Pozicioni i të moshuarve është i pafavorshëm dhe varet nga ku, si dhe me kë jetoni” ka deklaruar komisionerja.

Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve u shpall nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 1990.

Sipas disa parashikimeve demografike, në Serbi ka më shumë se 1.400.000 njerëz mbi 65 vjeç, ndërsa ka pothuajse një miliard njerëz mbi 60 vjeç në botë.

Vlerësuar se popullsia globale do të plaket ndjeshëm në dekadat e ardhshme, dhe kjo nismë synon të tërheqë vëmendjen në faktin se popullatës në jetën e mëvonshme duhet t’i sigurohet plakje dinjitoze dhe një cilësi e mirë e jetës.