Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 506 persona.
Në bazë të analizave të publikuara 164 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.
Nga ky numër, 104 janë nga Vranja, 17 nga Surdulica, 17 nga Bujanoci, 14 nga Vlladiçin Hani, 6 nga Tërgovishta, 5 nga Boseligradi dhe 1 nga Presheva.
Në bazë të dhënave të publikuara në 24 orët e fundit numri i të infektuarve në komunën e Buajnocit është ulur për 7 persona, megjithatë në bazë të analizave të bëra numri vazhdon të jetë shqetësues./LajmiAL/












