Covid-19, Bujanoci me 45 dhe Presheva me 28 raste të reja radhiten mënjeherë pas Vranjës

0
171

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 592 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 264 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër, 137 janë nga Vranja, 45 nga Bujanoci, 28 nga Presheva, 20 nga Vlladiqin Hani, 15 nga Surdulica, 13 nga Boseligradi, dhe 6 nga Tërgovishta.

Këto janë të dhënat e 24 orëve të fundit, gjegjësisht të dhënat e ditës së martë.LajmiAL/