Boriçi: Pushteti aktual përmes sistematizimit i largoi 19 puntorë nga Moravica

0
272

Së fundi, N.P Moravica ka larguar nga puna 19 punëtor të rregullt.

19 njerëz që deri sot kanë marrë paga e ushqyer familje, nuk janë më në një marrëdhënie të tillë pune, pasi pushteti aktual përmes sistematizimit i largoi ata nga Moravica për të sjellur njerëz të rinj në vende krejtësisht të tjera. Në kohën kur qyteti ka më së shumti nevojë për mirëmbajtje e efikasitet nga ana e Moravicës, ata kanë zgjedhur të e shkatërrojnë institucionin e vetëm së cilit i është besuar pastërtia e mirëmbajtja, në vend të kësaj punësojnë miq përpara çdo të drejte të çdo qytetari. Jolegjitimiteti i këtij pushteti, po u del pothuajse në të gjitha anët, pasi po shohim kërdi në të gjitha institucionet.

– Altin Boriçi, këshilltar i APN në KK Preshevë