Covid-19, Bujanoci edhe më tej i dyti në listë në rrethin e Pçinjës me 49 raste ndërsa Presheva 27

0
233

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 758 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 381 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër, 202 janë nga Vranja, 49 nga Bujanoci, nga 33 raste kanë Surdulica dhe Vlladiqin Hani, 27 nga Presheva, 20 nga Boseligradi dhe 17 nga Tërgovishta.

Këto janë të dhënat e 24 orëve të fundit, gjegjësisht të dhënat e ditës së premte.