Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 1087 persona.
Në bazë të analizave të publikuara 613 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.
Nga ky numër, 348 janë nga Vranja, 70 nga Bujanoci, 42 nga Tërgovishta, 41 nga Presheva, 39 nga Surdulica, 38 nga Boseligradi dhe 35 Vlladiqin Hani.
Këto janë të dhënat e 24 orëve të fundit, gjegjësisht të dhënat e ditës së dielë.












