Të marten (sot) në Austri ka hyrë në fuqi ligji për vaksinimin e detyrueshëm për personat mbi 18 vjeç.
Deri më tani, disa shtete kanë aprovuar vendime për vaksinim të detyrueshëm për banorët e moshuar ose punonjësit e shëndetësisë, por Austria është vendi i parë evropian ku imunizimi është bërë i detyrueshëm për të gjithë të rriturit.
Qeveria austriake ka thënë se vaksinat janë efektive në luftën kundër sëmundjes dhe se ligji është i nevojshëm për të parandaluar vendosjen e masave më të rrepta dhe mbylljen e qyteteve në të ardhmen.
Karolina Edstadler, Ministre për BE-në dhe Kushtetutën, thotë se qeveria austriake është “shumë e vetëdijshme se kjo është një masë e vështirë dhe një vendim i fortë”, por është e nevojshme, thekson ministrja.








