Cilat media tentuan përmes “sulmit” ti mbulojnë të “palarat” (Video)

0
471

Pasi kishin kuptuar se me rebalansin e buxhetit për 2020 nuk do të përfitojnë mjete financiare nga buxheti i komunës së Bujanocit, 2-3 ditë para mbajtjes së seancës së KK filluan të shushullisin nëpër FB dhe të vajtojnë si kurrë më parë.

Edhe pse “msytëve” nuk iu ndi zani në mbledhjen e KK, megjithatë u zbulua se e gjith zhurma e krijuar kishte për qëllim që ti mbulojnë të “palarat” e mëparshme duke menduar se “Arusha tutët me shoshë”.

Në mbledhjen e KK u zbardh e gjitha, ish pushteti disa media i kishte sajdisur me miliona dinarë para të taksapaguesve, pa formuar komision aq më pak as konkurs për media.

Se si janë ndarë këto mjete nga arka e komunës këtë më së miri do të duhet ta zgjidhin organet e drejtësisë, të cilat si duket kanë shumë për të zgjidhur në këtë aspekt, jo vetëm për 2020 por edhe 2018 dhe 2019.

Megjithatë në videon e mëposhtme më së miri mun ti shihni se si janë ndarë mjetet pa konkurs nga ish pushteti.

Mos të harrojmë se pas debatit të shkurt për media kryetari i KK Enver Ramadani kishte kërkuar transparencë në ndarjen e mjeteve financiare për media, duke harruar se transaprenca do të ishte dashur të respektohej edhe mandatin e mëparshëm kur partia e tij udhëheqte me pushtetin në koalicion me subjektet serbe, kur parat e taksapaguesve u ndanë pa konkurs, gjë të cilën e mësuam në mbledhjen e fundit të KK.

Pa harruar se ne fund të mandatit ish kryetari kishte urdhëruar ish kryeshefin për ti sajdisur 4 media edhe me 3 milion dinarë, por që misioni i kishte deshtuar minutat e fundit të aksionit. /Lajmi-AL/