Bujanoc: Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 8 raste të reja me Covid-19

0
326

Në komunën e Buajnocit që nga fillimi i epidemisë numri i të sëmurëve ka arritur në 606 persona. Në muajin dhjetorë janë kryer gjithsej 1834 kontrolla prej tyre 1739 të rritur dhe 95 fëmijë.

Në dhjetorë numri i të infektuarve ka arritur në 168 persona. Sipas drejtoreshës së Shtëpisë së shëndetit Dalliborka Pavlloviq numri i kontrollave në datën, 18.12.2020 ka qenë 97, prej tyre 91 të rritur, dhe 6 fëmijë.

Me test Antigjen janë kontrolluar 14 analiza, prej tyre 5 person kanë rezultuar pozitiv, ndërsa me PCR test 3 persona kanë rezultuar pozitiv kështu që gjithsej nga të dhënat e fundit në komunën e Bujanocit janë 8 raste të reja me Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit shtatzëna të infektuara nuk ka patur dhe as punonjës shëndetësorë./LajmiAL/