Bujanoci me 1 rast të ri me Covid-19

0
149

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 315 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 25 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër, 14 janë nga Vranja, 5 nga Surdulica, 3 nga Boseligrad dhe nga 1 rast kanë Bujanoci, Vlladiçin Hani dhe Tërgovishta.

Situata e pandemisë me virusin korona në bazë të rezultateve të publikuara tregon se ka rënie të numrave të të infektuarve, ndërsa komuna e Bujanocit vazhdon me tempon e zvogëlimit të rasteve të të infektuarve./LajmiAL/