Sipas të dhënave të meteorologave gjatë vikendit të ardhshëm na pret mot i ftohtë me reshje të shiut dhe borës, ndërsa të dielën do të ketë reshje me intestitet më të lartë të borës në të gjithë vendin.
Bora pritet të arrijë trashësinë nga 10 deri në 30 cm, ndërsa këtë herë do të jetë në zonat e ulëta, thonë meteorologët.
“Serbia gjatë fundjavës do të jetë nën ndikimin e një cikloni të ri dhe shumë të fortë nga deti Adriatik. Ky ciklon i fuqishëm do të sjellë një sistem të ri vranësirash në Serbi, kështu që të shtunën gjatë ditës Serbinë do ta godasë me vranësira më të forta me reshje shiu nga jugu dhe jugperëndimi, në zonat kodrinore dhe malore me borë.
Në Vojvodinë do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë juglindore dhe lindore e verilindore. Temperatura maksimale prej 3 deri në 7°C, në Beograd deri në 5°C. Në fund të ditës dhe gjatë natës, reshjet e shiut do të kalojnë në reshje me borë të lagësht edhe në zonat më të ulëta” ka thënë meteorologu Gjorgje Gjuriq.
Të dielën pozicioni i ciklonit do të jetë i tillë që ai do të lëvizë nga deti Adriatik pak në lindje nga ne dhe do të gjejë qendrën e tij mbi Karpatet, në mënyrë që të pasojë një dyndje e masës ajrore më të ftohtë nga veriu.
Në të njëjtën kohë, cikloni do të jetë aq i fortë sa që do të përkulet në lartësi më të larta, kështu që në lartësi do të ketë një liqen me ajër të ftohtë dhe kjo do të çojë që bora të mbulojë pjesën më të madhe të Serbisë.
Kështu të dielën në Serbi do të jetë mot me vranësira dhe i ftohtë me reshje të borës, vetëm në lindje të Serbisë për shkak të ajrit disi më të ngrohtë priten reshje shiu.
Në zonat malore pritet rritje e mëtejshme e mbulesës ekzistuese të borës për 10 deri në 30 cm, ndërsa në pjesën e poshtme të Serbisë do të formohet mbulesë bore prej 5 deri në 20 cm e lartë”, thonë meteorologët.








