Bujanoc: Qeveria e Serbisë investon në infrastrukturën e vendbanimeve serbe

0
171

Deputeti popullorë nga Bujanoci Nenad Mitroviç ka bërë të ditur se Qeveria e Serbisë përmes organit të saj për komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, ka financuar asfaltimin e rrugës lokale në fshatit n Kërshevicë të komunës së Bujanocit, vendbanim ky i banuar etnikisht me popullatë serbe. Sipas Mitroviç, Qeveria e Serbisë është duke investuar në infrastrukturë për të krijuar kushte më të mira për jetë dhe punë në jug të Serbisë qendrore.

Postimi i plotë i deputetit Mitroviç

“Kërshevicë – Bujanoc. Qeveria e RS, përmes organit të saj për komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, investon në infrastrukturë për të krijuar kushte më të mira për jetë dhe punë në jug të Serbisë qendrore. Rroftë Serbia 🇷🇸🇷🇸🇷🇸”