Ursula von der Leyen nesër në Kosovë, takohet me krerët shtetit

0
155

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nesër do të vizitojë Kosovën në kuadër të turneut të saj në Ballkanin Perëndimor. Kjo është bërë e ditur nga zyra e BE-së në Kosovë.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, presidentja Von der Leyen do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Në Presidencë, Von der Leyen pritet të jetë në orën 09:00 të paradites derisa bashkë në orën 10:05 pritet t’u adresohen mediave.

Ndërkohë nga ora 10 e 30 presidentja e KE-së do të jetë në zyrën kryeministrore për takim me shefin qeveritar, Albin Kurti.

Pas takimit, bashkë me kryeministrin Albin Kurti e dy ministret Artane Rizvanolli të Ekonomisë e Arbërie Nagavci të Arsimit do të vizitojë projektin e financuar nga BE-ja për efiçiencën e energjisë.