Në komunën e Buajnocit që nga fillimi i epidemisë numri i të sëmurëve ka arritur në 660 persona.
Në muajin dhjetorë janë kryer gjithsej 2426 kontrolla prej tyre të rritur 2295 dhe 131 fëmijë. Në dhjetorë numri i të infektuarve ka arritur në 222 persona.
Sipas drejtoreshës së Shtëpisë së shëndetit Dalliborka Pavlloviq numri i kontrollave në datën, 26.12.2020 ka qenë 44, prej tyre 44 të rritur, dhe 0 fëmijë.
Me test Antigjen janë testuar 25 persona prej tyre 5 kanë rezultuar pozitiv nga komuna e Bujanocit dhe 2 nga Leskoci, ndersa përmes PCR metodës janë testuar 0 persona.
Sipas këtyre të dhënave dhe bazuar në numrin e përgjithshëm nga të dhënat e ditës së djeshme në komunën e Bujanocit janë shtuar edhe 5 raste të reja me Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit shtatzëna të infektuara nuk ka patur dhe as punonjës shëndetësorë./LajmiAL/












