Enver Idrizi- Nuk kam kërkuar ngritjen e bustit të Skënderbeut në Nish dhe Preshevë

0
1761

Pas publikimit të shkrimit në mediat serbe me titull Kampioni shqiptar, Enver Idrizi nga Gjeneva kërkon të ndërtohet busti i Skënderbeut në Nish dhe Preshevë ka reagur vet kampioni Idrizi duke demantuar këto shkrime të cilat i quan spekulime ndaj tijë. Gjatë kontaktit tonë që kemi bërë këto ditë për portalin Blic Presheva Enver Idrizi ka konfirmuar se asnjëherë një deklarat të tillë ai nuk e ka bërë sepse nuk është momenti dhe nevoja për një gjë të tillë.

Lajmi u publikua me titullin “ Provokacija” në Sputnikun serb ku sipas tyre kampioni shqiptar i karatesë Enver Idrizi është angazhuar që të financojë ndërtimin disa monumenteve të Heroit Kombëtar Skënderbeu në qytetet e Luginës së Preshevës por edhe në Nish.

Gjatë bisedës telefonike kampioni Idrizi ka potencuar se sa ishte në Gjenev ai morri pjesë në një manifestim dhe kishte vendosur edhe një buqet lulesh tek busti i Skënderbeut ku pas sajë ka vazhduar me obligimet ditore që ka patur atje duke mos dhënë asnjë deklarat publikime për gazetarët.

Fjalët që janë cituar në media nuk janë fjalët e mia, ato janë vetëm gënjeshtra dhe shpifje. Edhe me ma fal Nishin nuk e kisha marr. Unë karrierën time e kam arritur me djers dhe mund, me krenari e pastërti njerëzore thotë ndër të tjera Idrizi për portalin Blic Presheva.

Kisha lutur gazetarët e mediave serbe të mos abuzojnë me emrin tim sepse për hir të klikimeve nuk është korrekte të përdoren njerëzit publik të cilët tërë jetën karrierën e tyre e ndërtojnë mbi parimet e njerëzores.

Unë mendoj që në këtë kohë ne duhet të ndërtojmë një të ardhme më të mirë duke krijuar raporte ndërnacionale me njëri tjetrin, paralelisht të zhvillohemi në të gjitha sferat jetësore si në kulturë, sport, ekonomi etj e jo ende të mbizotrojë nacionalizmi dhe inati ndëretnik thotë në reagimin e tijë kampioni i karates Enver Idrizi.