Imunizimi i popullatës edhe më tej mbetet mënyra e vetme për ta çrrënjosur virusin korona, përderisa masat në fuqi aplikohen për ta parandaluar përhapjen e tij në popullatë.
Imunizimi apo ndryshe vaksnimi sipas mjekëve është mënyra e vetme që sa më parë ti japim fund pandemisë dhe ti kthehemi jetës normale.
Apeli për marrjen e vaksinës nuk ka munguar as në mbedhjen e Shtabit për situate emergjente të ditës së djeshme, sikurse nga përsoneli mjeksorë poashtu edhe nga organet komunale, të cilët apelojnë te popullata që sa më parë ta kryejnë obligimin e tyre për marrjen e vaksinës, sepse kjo është mënyra më e sigurtë e mbrojtjes nga virusi korona.
Pavarësisht lajmeve të ndryshmne që qarkullojnë lidhur me vaksinën dhe sigurinë e sajë si dhe ndikim tek njerëzit, shëndetësia demanton këtë duke konsideruar se imunizimi, gjegjësisht krijimi i antitrupave është mënyra e vetme e cila mbronë qytetarët nga infeksioni.
Sa ipërket vaksinimit kundër Covid-19 në komunën e Bujanocit aktualisht gjithçka po ecën sipas planit, ndërsa dozën e parë dhe të dytë e kanë marrë mbi 1.143 qytetarë, dozën e pare e kanë marrë mbi 2.186 qytetarë, ndërsa në komunën e Bujanocit janë duke u aplikuar 4 lloje të vaksinave.
Sipas informacioneve të siguruara, qytetarët për dallim nga fillimi kur kishte nisur imunizimi i popullatës, tash është rritur vetëdijësimi si dhe interesimi për marrjen e vaksinës./Lajmi-AL/












