Bujanoc: 14 raste të reja me Covid-19, për 8 ditë 71 persona të infektuar

0
340

Numrat e të të infektuarve nga virusi korona në Komunën e Bujanocit edhe më tej janë shqetësues.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 14 raste të reja të personave të infektuar, dhe kjo e çon në 71 numrin e të infektuarve vetëm në muajin mars.

Sipas të dhënave nga Shtëpia e shëndetit gjatë ditës së djeshme janë konfirmuar 14 raste të reja në Covid-19.

Në komunën e Bujanocit që nga fillimi i epidemisë numri i të sëmurëve ka arritur në 967 persona.

Në muajin mars janë kryer gjithsej 672 kontrolla prej tyre 590 të rritur dhe 82 fëmijë.

Sipas të dhënave nga Shtëpia e shëndetit numri i kontrollave në datën, 08 mars ka qenë 112, prejtyre 102 të rritur dhe 10 fëmijë.

Me test Antigjen janë testuar 29 përsona 14 prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv.

Sipas këtyre të dhënave dhe bazuar në numrin e të dhënave të ditës së djeshme në komunën e Bujanocit në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 14 raste të reja me virusin korona./Lajmi-AL/