Bujanoc: Edhe dje janë konfirmuar 8 raste të reja me Covid-19!

0
327

Në komunën e Buajnocit që nga fillimi i epidemisë numri i të sëmurëve ka arritur në 640 persona.

Në muajin dhjetorë janë kryer gjithsej 2211 kontrolla prej tyre 2064 të rritur dhe 117 fëmijë. Në dhjetorë numri i të infektuarve ka arritur në 202 persona.

Sipas drejtoreshës së Shtëpisë së shëndetit Dalliborka Pavlloviq numri i kontrollave në datën, 23.12.2020 ka qenë 96, prej tyre 91 të rritur, dhe 5 fëmijë.

Me test Antigjen janë testuar 16 persona prej tyre 4 kanë rezultuar pozitiv nga komuna e Bujanocit dhe 1 nga Vllasotinca, ndersa përmes PCR metodës janë testuar 0 persona.

Sipas këtyre të dhënave dhe bazuar në numrin e përgjithshëm nga të dhënat e ditës së djeshme në komunën e Bujanocit janë shtuar edhe 8 raste të reja me Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit shtatzëna të infektuara nuk ka patur dhe as punonjës shëndetësorë./LajmiAL/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here