Orari i punës mund të rikthehet në 17h? Pjesa mjekësore e Shtabit të krizave më i ashpër se kurr më parë, të Premten seanca më e paparashikuar rreth masave të reja

0
277

Viti i Ri është vetëm edhe një javë larg, dhe ka shumë spekulime në opinion se masat epidemiologjike rreth kësaj feste mund të zbiten paksa. Sidoqoftë, ky nuk është opsion për pjesën mjekësore të Shtabit të Krizave.

Për ditë me radhë, tonet disonantë janë dëgjuar në opinion kur bëhet fjalë për masa të reja gjatë pushimeve, kështu që çdo seancë e Shtabit të Krizave shihet nga dy këndvështrime – ai mjekësor dhe ai ekonomik.

Me sa duket, zërat që arrijnë tek qytetarët nuk janë të njëtrajtshëm, kështu që seancat shpesh përfundojnë me heshtje dhe rishikim afatgjatë. A do të jetë e njëjta të Premten, kur është paraparë mbledhja e e atyre që marrin vendime dhe ecin në linjën e parë të  luftës kundër virusit korona?