Bujanoc: 15 të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit

0
410

Në komunën e Bujnaocit që nga fillimi i epidemisë numri i të sëmurëve ka arritur në 463 persona. Në muajin dhjetorë ka patur gjithsej 324 kontrollime, prej tyre 317 të rritur dhe 7 fëmijë.

Në muajin dhjetorë numri i përgjithshëm i të sëmurëve sipas të dhënave të fundit nga drejtoresha e Shtëpisë së shëndetit Daliborka Pavlloviç ka arritur 25 persona.

Numri i kontrollimeve në ditë, (03.12.2020) ka qenë 111 persona  prej tyre 109 të rritur dhe 2 fëmijë. Me test Antigjen 03.12.2020 janë testuar 20 persona, 11 prej tyre kanë rezultuar pozitiv. PCR -4. Serologjik: 15 (IgM 5+ dhe IgG 0+).

Shtatzëna të sëmura nuk ka patur. Ndërsa më 03.12.2020 nuk ka patur punonjës shëndetësorë të infektuar./Lajmial/