Ndihmë e re financiare për gastroniminë dhe agjencitë turistike, ndërsa për sipërmarrësit privat në fillim të 2021-shës

0
514

Agjencitë turistike, hotelierët, furnizuesit e ushqimit, do të marrin nga një pagë minimale secili.

Kjo do të jetë një pagesë e shpejtë për 72,500 njerëz,  njoftoi sonte në RTS Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Kjo është një masë e rëndësishme që ne e sjellim nesër, ndërsa pagesa do të bëhet në 10 ditët e ardhshme – tha ai dhe shtoi,

“Më 17 dhe 18 dhjetor, ne do t’u paguajmë të gjithë pensionistëve në Serbi 5,000 dinarë të ndihmës së njëhershme”

“Ne duhet të gjejmë një mënyrë për të ndihmuar disi sektorin privat gjatë janarit. Unë jam më shumë për të shkuar me dhënie të njëhershme, edhe nëse ajo do të jetë e vogël.

Qëllimi nuk është të luftojmë nga zgjedhjet në zgjedhje, por të kemi një ekonomi të qëndrueshme. Për vitin e ardhshëm, ne parashikojmë rritje të normës prej të paktën gjashtë përqind” ka thënë Vuçiq duke shtuar se,

“Ne kemi rritur pagën minimale, po ndihmojmë pensionistët, tani do të ndihmojmë hotelierët, punëtorët turistikë dhe kompanit e dhënies së makinave në shërbim.

Në janar, ne do të shohim të ndihmojmë sektorin privat, dhe më pas punonjësit medicinal.

Vuçiq paralajmëroi sonte se ndihma për sipërmarrësit privatë do të pasojë në fillim të vitit të ardhshëm, duke shtuar se ai është kundër ndryshimeve në politikën e taksave, por për pagesa të njëhershme./Lajmial/