Bibliotekën “14 Nëntori” e vizituan refugjatë nga qendra e pranimit në Preshevë

0
255

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsit, drejtori i Bibliotekës “14 Nëntori” në Bujanoc Ekrem Xhemaili ka bërë nje gjest shumë human, duke i mirëpritur në institucionin që ai drejton një  grup refugjatësh nga qendra e pranimit të refugjatëve në Preshevë.

Me këtë rast Xhemaili ëshprehur shumë mirënjohes për vizitën që I bënë refugjatët nga vendet e ndryshme.

Në postimin e tijë drejtori i Bibliotekën “14 Nëntori” në  Bujanoc ka shkruar:     

“Sot me rastin e ditës së ” 8 Marsit” Ditës  Ndërkombtare të Gruas Bibliotekën  “14 Nëntori” në  Bujanoc  e vizituan  një  grup refugjatësh  nga qendra e pranimit të refugjatëve në Preshevë ku u ndanë jashtëzakonisht të knaqur me rastin e vizitës.

Në emrin tim personal dhe në emër të institucionit që drjtojë i dëshirova mirëseardhje dhe ia urova “8 Marsin”, ka shkruar Xhemaili./LajmiAL/