Ansambli Shtetëror Shqiptar shënoi Ditën e Mësuesit në BUJANOC

0
351

Mikëpritje e ovacione pafund ka patur mbrëmë për artistët e Ansamblit Nacional të këngëve e valleve popullore shqiptare të cilët për herë të parë përformuan në Bujanoc duke shënuar kështu 135 vjetorin e shkollës së parë shqipe!

Ky eveniment ishte i veçantë për arsyen se Ansambli Nacional pas shumë sukseseve shënon për herë të parë 7 marsin dhe përzgjedhja e programit ishte bërë në mënyrë të tillë që çdonjëri ta ndjente peshën e fjalës, këngës, traditës që kanë ruajtur arsimin shqip.

Zakon burri e ka pas, Keq hyseni e Brahim Keta ishin këngë që krijuan emocione të veçanta derisa ishte shtruar sofra shqiptare që simbolizonte traditën e nderin tonë e në të cilin ishin ulur deputetët potencial, drejtor shkollash e përfaqësues diplomatik.

Vallja e paqes, Karadakut dhe “Malësorja” krijuan ovacione të jashtëzakonshme ndërkohë që me pokaq entuziazëm u pritën këngët lirike “Shkurta e vogël” , O bilbil flatrat plot vesë” apo “Dasma e malësorit”. Nuk munguan këngët e nizamëve si “Vinë vaporat” që sjellë plagën e vjetër shqiptare por dhe këngët epike si Zëri i atdheut, Fjalët e qiririt, Kosova dhe Xhamadani. Interpretët, vallëtarët, instrumentistët ishin në elementin e tyre më të mirë për një spektakël që do mbahet mend gjatë kohë nga publiku i Bujanocit.

Mikëpritje e bujari ndjehej nga secili i cili kishte pas mall për këngën e pastër shqipe.

Drejtori Shkodran Tolaj në shenjë bashkëpunimi ndau dy mirënjohje një për kryetarin e Bujanocit z.Nagip Arifi dhe një post – mortum për z.Jonuz Musliu një veprimtar i jashtëzakonshëm dhe atdhetar i madh. Ai u shpreh se ansambli Nacional shqiptar sonte ka “fituar” dhe një qytet. Nga Manastiri në Kumanovë e tashmë nga Kumanova në Bujanoc dëshmon se atdheu nuk duhet vetëm në vargje e këngë, por idealet duhet t’i shndërrojmë në realitet dhe vepra të jetësuara.

Ky organizim ishte nën përkujdesjen e komunës së Bujanocit, Organizatës Turistike dhe Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc.