Bëhet shkrumb e hi një objekt ndihmës në fshatin Muhoc, nuk ka pasoja në njerëz

0
337

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Muhoc të Bujanocit si pasojë e zjarrit një objekt ndihmës i një shtëpie është djegul plotësisht.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i BL të Muhocit Xhevat Hasani.

“Dje rreth orës 14:00 kishim një zjarr në një objektë ndihmës të një shtëpie banimi.

Objekti në fjalë u dogj i tëri por pa pasoja në njerëz dhe me dëme të konsiderueshme materjale.

Faliminderojmë bashkëvendasit të cilët bënë të pamundurën për ta lokalizuar zjarrin që mos të përhapen në objektet tjera që ishin përreth, kësaj stuhie zjarri i ndihmoi edhe era që frynte pa ndërprerë, njëherit falemnderojmë edhe zjarrfikësit e Komunës së Bujanocit edhe pse me vonesë për shkak të infrastrukturës së dobët rrugore, bënën të pamundërën që ta shuajnë zjarrin dhe ta vënë nën kontroll pas dy orë beteje me yjarrin dhe erën.

Njëherit falënderim edhe puntorët e korporatës energjetike të cilët ndërprenë energjinë në momentin që zjarri përfshiu objektin” ka shkruar Hasani, kryetarë i BL Muhoc./LajmiAL/