Në disa pjesë të Serbisë rrugët bllokohen nga bora në mes të prillit

0
254

Bora e prillit dhe erërat e forta në Goli kanë shkaktuar probleme të mëdha në trafik.

Në rrugën Odvraçenicë-Preko Bërdo, udhëtarët e mbuluar nga bora janë shpëtuar nga pjesëtarët e Shërbimit të Shpëtimit Malor të Ivanjicës dhe Xhandarmërisë, njofton RTS.

Për shkak të erës së fortë janë krijuar pengesa bore, kështu që nga drejtimi i Ivanjicës janë bllokuar një kamion dhe një automjet pasagjerësh, ndërsa nga drejtimi i Odvraçenicës janë bllokuar tri vetura të udhëtarëve.

Punonjësit e rrugëve po tentojnë ta bëjnë të kalueshme atë rrugë, por punën e tyre i vështirëson bora dhe erërat e forta.

Edhe në Kopaonik bie borë e lehtë dhe për momentin është 20 centimetra.

Në rajonin Nova Varosh dhe Zllatibor kanë rënë 5-7 centimetra borë./LajmiAL/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here