Arifi: Veprim patriotik në këtë kohë nëpër të cilën po kalon Lugina

0
229

Kryetari ii komunës së Bujanocit Nagip Arifi e ka përshëndetur vendimim e Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndarjen e mjeteve në shumë prej 2 milion euro përmes një linje të veçantë buxhetore për qytetarët e Luginës së Preshevës.

Postimi i kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifit

Në fund u dhez një dritë shprese nga vëllezërit tanë, një shpresë që Kosova ka vendosur të përkujdeset seriozisht për Bujanocin, Preshevën dhe Medvegjën.

Sot Qeveria e Republikës së Kosovës miratoi propozim buxhetin për vitin 2022, ku u vendos që për Luginën e Preshevës të ndahen 2 milion Euro.

Me këtë vendim që presim poashtu të aprovohet në seancën parlamentare, u jemi mirënjohës dhe falënderues, duke e vlersuar si veprim patriotik në këtë kohë nëpër të cilën po kalon Lugina, ka shkruar Arifi. /Lajmi-AL/