Shkruan: Diaspora Today
Kështu bëhet politika serioze!!!
Kancelarja në detyrë Angela Merkel ka marrë me vete kancelarin në ardhje Olaf Scholz në takimin e G-20 në Romë. Këtu shihen ata të dy në takim me presidentin amerikan Biden.
Merkel do ta njoftojë kancelarin e mundshëm të Gjermanisë Scholz (ndonëse nga një parti tjetër pra SPD dhe jo CDU të cilës i përket ajo) jo vetëm me liderët e 20 vendeve më të rëndësishme por edhe me obligimet që e presin. Kështu është kur bëhet politikë serioze shtetërore e jo partiake.
Mund të kemi vërejtje ndaj disa vendimdeve të Merkelit në 16 vitet e fundit, por ajo vërtet ka lënë gjurmë të thella në politikën gjermane, evropiane dhe botërore.
Njoh disa politikanë në Ballkan që nuk i kanë pritur pasardhësit e tyre as në zyrë, për t’ua dorëzuar detyrën.
Por ky është dallimi mes burrështetasve /në këtë rast grashtetaseve / që kujdesen për të ardhmen e vendit nga politikanët që udhëhiqen vetëm nga interesat ditore politike e partiake.








