Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (KQZ) pas vendimit të Gjykatës Administrative, ka marrë vendim që të premten, më 27 maj, të ripërsëritet votimi për deputetë në vendvotimin nr.6 në Tërnoc të Bujanocit.
Ky vednim erdhi si pasojë e ankesës të PSS (SPS) e cila ka paraqitur parregullsi, fillimisht në Komisionin Komunal Zgjedhorë të cilët nuk e kanë aprovuar, më pas në Komisionin Republikan Zgjedhorë ku patën sukses dhe pas ankesës së Koalicionit të Shgqiptarëve të Luginës Gjykata Administrative vendosi në favor të SPS-it.
E gjithë kjo ka rezultuar me ripërsëritjen e zgjedhjeve në vendvotimin nr.6 në Tërnoc të premtën më 27 maj.
Nga ana tjetër kandidati i parë në listën për deputet Shaip Kamberi pas këtij vendimi ka ftuar elektoratin për bojkot të ripërsëritjes së zgjedhjeve për deputet.
Vlenë të theksohet se, në rast se shqiptarët do ta kishin fitiar një mandate në Kuvendin e Sërbisë atëherë Partia Socialiste e Sërbisë e Ivica Daciqit do të kishte një deputet më pak në legjislaturën e ardhshme.
Postimi i Kamberit:
Politizimit të procesit elementar të demokracisë t’i përgjigjemi me bojkot.
Gjykata Administrative ka refuzuar, sot, Ankesën e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës duke e lënë në fuqi vendimin e Komisionit Republikan Zgjedhor për përsëritjen e zgjedhjeve parlamentare në njësinë numër 6 në Tërnoc.
Pas kësaj situate të re të krijuar me vendimin e Gjykatës administrative në Beograd në të cilën shprehet qartë qëllimi për eliminimin e prezencës së Shqiptarëve në Parlamentin Republikan, na mbetet të vendosim nëse ia vlenë të merret pjesë në një proces zgjedhor i cili po shndrrohet në farsë politike të binomit Vuçiq-Daçiq.
Në një shtet si Serbia, në të cilin siguri juridike fare nuk ekziton, sidomos për pakicat të cilave i mohohet edhe e drejta e përfaqësimit dhe në të cilin lufta për të drejta individuale dhe kolektive po bëhet gjithnjë e më e vështirë, të marrësh pjesë në procesin e instrumentalizuar të zgjedhjeve mund të jetë në dobi vetëm atyre që, duke përdorur ndikimet politike në të gjitha sferat e pushetit deri te gjyqësori, po mohojnë postulatet elementare dhe fundamentale të demokracisë, po shkelin në mënyrën më flagrante të drejtat e njeriut dhe pakicave.
Me këtë vendim të gjykatës së politizuar Shqiptarëve të Luginës së Preshevës i pamundësohet përfaqësimi në institucionin më të lartë të këtij shteti.
Shtetit i cili refuzon të përmbushë tre marrëveshjet politike të nënshkruara me përfaqësuesit shqiptar dhe i cili që nga viti 2001, në vazdhimësi, po refuzon integrimin e Shqiptarëve në institucionet publike dhe shtetërore.
Në gjithë periudhën e veprimit tonë politik, pjesmarrjen në proceset politike e këmi konsideruar të rëndësisë së veçantë, por, jo edhe atëherë kur, strukturat e organizuara shtetërore me ndikimin e tyre politike këto procese tentojnë t’i shndrrojnë në farsë të demokracisë.
Edhe ashtu, e gjithë loja politike me stërgjatjen e këtij procesi zgjedhor po shndrrohet në instrument blerje kohe nga partitë qeverisëse në Beograd, të cilat, premtuan në qendrat e vendimarrjes në BE, për ndryshimin e kursit ndaj Rusisë.
Prandaj, duke mos dashur asnjëherë që çështja e përfaqësimit palamentar të shndrrohet në një luftë të thjeshtë për një vend pune, Partisë për Veprim Demokratik dhe partnerëve tanë të koalicionit do t’i sugjeroj bojkotin e zgjedhjeve që do të përsëriten në vendvotimin nr. 6 në Tërnoc.
Megjithatë, vendimin definitiv do ta marrim ditëve në vijim, pas një analize të hollësishme të situatës së krijuar. Por, jo me çdo kusht dua të jem deputet në parlamentin e një shteti autoritar me demokraci hibride.
Interesant por vendimi i gjyqësorit, vjen (me 7 ditë vonesë) pikërishtë në ditën kur disa shkolla shqipe morrën alarmin për vendosjen e bombave ne objektet e tyre.
Rastësi edhe kjo.












