Apel për ri-ndërtimin e Mejtepit shekullor në Zarbicë të Malësisë së Bujanocit

0
597

Shkruan: Refik HASANI

Mejtepi u ndërtua në vitin 1904 ku filloi së punuari për nxënës të gjitha moshave për mësimin e fesë islame me shkronja në gjuhën arabe, që ka punuar edhe Mësuesi-Hoxha e inovatori i njohur Hasan Masurica.

Kurse sipas shenimeve të mësuesve të parë të ksaj shkolle në gjuhën shqipe, në vitin 1946 në këtë objekt është hapur Shkolla e parë shqipe me mësues të parë pishtarin e arsimit shqip, Tahir Z.Berisha.

Me të drejtë kërkohet tani të ndërtohet rishtas pasi është rrënuar gati plotësisht objekti, për nder të kujtimit të parëve  tanë, ku për herë të parë jan ulur në bankat e asaj shkolle dhe kan filluar për të mësuar Alfabetin e gjuhës shqipe.

Ky objekt do të duhej ri-ndërtiohet  se ne banorët duhet të gjejmë motiv dhe mundësi që së bashku ta ripërtrijm këtë objektë është pasuri e jona, të gjithë duhet të krenohemi jo vetëm Malësia e Bujanocit por edhe më gjërë.

Duhet të bëjmë përpjekje që t’ua lëmë trashigim pasëardhësve, se më të drejt do t’na gjykojn gjeneratat e ardhshme.

Mejtepi i ri-ndërtuar do të shëndrrohet edhe si muze, ku mund edhe të vizitohet për vizitor dhe turistë, do të flet shumë për sfidata e panumërta të ksaj pjese.

Mbesim me shpresë që ky shkrim të jetë një apel për ri-ndërtimin e Mejtepit shekullor të Zarbicës.

Autori është ish-nxënës i ksaj shkolle të Zarbicës