Ligji për vozitje të vrazhdë. Policia mund të ju konfiskojë veturën

0
584

Policia e trafikut më në fund mund të konfiskojë veturën për shkak të vozitjes se vrazhdë, pasi që MPB, po mendon seriozisht të përfshijë një ndëshkim të tillë në ndryshimet e propozuara në Ligjin për Sigurinë në Trafik.

Kjo ide ka ekzistuar në Ministrinë e Puneve Brendshme për shtatë vjet, por nuk është realizuar ende.

Arsyeja për futjen e dënimeve të tilla drastike mund të jenë statistikat rrënqethëse, sipas të cilave pjestarët e Ministrisë së Puneve Brendshme kanë përjashtuar deri në 38 vozites nga trafiku nga 25 deri më 31 janar për ngasje të vrazhdë dhe 40 shoferë për ngasje nën ndikimin e substancave psihoaktive.

“Jemi duke shqyrtuar seriozisht idenë e ndëshkimit të autorëve të ngasesve të vrazhdë duke i  konfiskuar automjetet e tyre.

Kjo mund të jetë mënyra e vetme për ti  ndeshkuar. Përveç kësaj, ne jemi duke shqyrtuar rritjen e dënimit me burg, me gjob dhe numrin e pikave negative” kanë thënë nga departamenti I policisë së komunikacionit.

Siç thonë ata, këto ide që mund të gjenden në propozimin e ndryshimeve në Ligjin për Sigurinë në komunikacion do të diskutohen seriozisht gjatë kësaj jave.

Sipas ligjit aktual, katër raste konsiderohen si vozitje e vrazhdë

1) kur vozitesi kalon nëpër dritë të kuqe dy ose më shumë herë dhe nëse nuk kanë kaluar më shumë se 10 minuta ndërmjet dy kalimeve radhazi.

2) kurvozitesi tejkalon kolonën e automjeteve në vijën e plotë.

3) kur vozitesi në rrugë në vendbanim lëviz me një shpejtësi që është më shumë se 90 kilometra në orë më e lartë se e lejuar, ose jashtë vendbanimit me një shpejtësi që është më shumë se 100 kilometra në orë më e lartë se e lejuar.

4) kur vozitesi drejton automjetin në gjendje nën ndikimin alkoolit, me më shumë se dy promila