Covid-19: Në Bujanoc të dielën vetëm 1 rast i ri

0
230

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 142 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 21 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër 15 janë nga Vranja, 2 nga Vlladiqin Hani dhe nga 1 rast e kanë konfirmuar Surdulica, Bujanoc, Boseligradi dhe Tërgovishta, ndërsa komunat tjera në rrethin e Pçinjës nuk kanë patur raste të reja me virusin korona.

Këto janë të dhënat e 24 orëve të fundit, gjegjësisht të dhënat e ditës së dielë./LajmiAL/