Sipas të dhënave paraprake, Boing 737 I pasagjerëve i kompanisë “China Eastern Airlines” është rrëzuar në jug të Kinës.
Këtë e raporton RIA Novosti, duke iu referuar televizionit shtetëror.
Një aeroplan Boing 737 u rrëzua në një zonë rurale pranë qytetit Ëuzhou në rajonin Guangxi dhe “shkaktoi një zjarr malor”, raportoi CCTV, duke shtuar se ekipet e shpëtimit u dërguan në vendngjarje.
Nuk ka ende të dhëna për viktimat dhe të plagosurit në këtë incident.
Në rrjetet sociale janë shfaqur pamjet, të cilat dyshohet se tregojnë tym pas rrëzimit të avionit që ishte në fluturimin MU5735.








