Kujdes shoferë, kjo do të ndodhë gjatë kësaj jave!

0
256

Policia rrugore gjatë kësaj jave do të masë shpejtësinë e automjeteve në rrugët në Serbi me të gjitha mjetet në dispozicion, por edhe në zonat e vendkalimeve për këmbësorë, njofton MPB.

Në kuadër të aksionit do të realizohet e ashtuquajtura “Maratona e Shpejtësisë” ditën e enjte, më 24 mars, gjatë së cilës shpejtësia do të matet vazhdimisht në të gjitha rrugët më të rëndësishme rrugore, për 24 orë.

Çdo shofer i kontrolluar do t’i nënshtrohet testit për alkool dhe do t’i kontrollohen rripat e sigurimit.

“Policia rrugore do të angazhojë çdo ditë të gjitha aparaturat në dispozicion për matjen e shpejtësisë – radarët dore, radarët në sistemet e video vëzhgimit dhe pajisjet matëse të shpejtësisë në automjetet pa shenja policore – interceptorët, ndërsa shpejtësia mesatare e automjeteve do të matet në autostrada. “, njoftoi Ministria e Brendshme, përcjell presheva.com.

Ky është një aksion që do të zbatohet në 30 vende evropiane që janë anëtare të Rrjetit Evropian të Policisë Rrugore – ROADPOL.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here