Komuna e Bujanocit në bashkëpunim me shoqatat e bletarëve ”Polen 2012”, ”Apicula” dhe ”Nektar 2022” organizojnë panairin e gjashtë ndërkombëtar të bletarëve ”Bletat nuk njohin kufinj”.
Panairi do të mbahet të dielën më 13 mars, me fillim prej orës 10.00 në Qendrën Sportive ”Rinia” në Bujanoc.
Pjesëmarrjen në këtë panair sipas njoftimit të komunës së Bujanocit e kanë konfirmuar rreth 50 ekspozues dhe 500 bletarë nga Serbia, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bulgaria.












