Kushtet e fundit për udhëtim të shtetasve të Serbisë. Ja çfarë ju duhet për të hyrë në disa vende evropiane

0
368

Shumë vende kanë vendosur kufizime për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit SARS-CoV-2.

Prandaj, shtetasit serbë që udhëtojnë jashtë vendit duhet të informohen paraprakisht në detaje për protokollet e hyrjes në vendet e tjera.

Lexoni kushtet më të fundit për hyrje dhe qëndrim në disa nga vendet evropiane.

Shqipëria

Me të hyrë në Shqipëri duhet të tregohet:

– Certifikata e vaksinimit, e datës së paku dy javë pas vaksinimit të plotë,

– Testi PCR negativ jo më i vjetër se 72 orë ose antigjenik jo më i vjetër se 48 orë,

– ose çertifikatë e shërimit nga Kovid 19 (e vlefshme për gjashtë muaj pas shërimit)

Austria

Austria aktualisht zbaton rregullin 3G për hyrjen në vend. Kjo do të thotë se të gjithë pasagjerët që kanë një certifikatë të vlefshme vaksinimi, COVID ose një test negativ mund të hyjnë në Austri.

Bosnjë dhe Hercegovinë

Nga territori i Serbisë qytetarët tanë mund të udhëtojnë në Bosnje dhe Hercegovinë pa kufizime.

Nëse shtetasit serbë hyjnë në BdheH nga vende të tjera, kërkohet një PCR negative ose test antigjenik, jo më i vjetër se 48 orë, ose një certifikatë vaksinimi për një person që ka marrë një dozë të dytë të vaksinës ose dozën e parë më shumë se 14 ditë para mbërritjes; ose vërtetim mjekësor që konfirmon se personi ka kaluar COVID-19 në periudhën nga 14 deri në 180 ditë para mbërritjes në pikën kufitare.

Bullgaria

Nga Serbia, e cila është shënuar si zonë e kuqe, shtetasit serbë mund të hyjnë në Bullgari me një nga dokumentet e mëposhtme:

– çertifikata e vaksinimit të kryer (ka marrë 2 doza vaksine, gjegjësisht një dozë të vaksinës Johnson & Johnson);

– certifikatën e dozës përforcuese të marrë;

– çertifikata e shërimit Covid 19;

– çertifikatë e testimit të kryer (PCR negative ose test i shpejtë antigjen).

Belgjika

Shtetasit e Republikës së Serbisë të cilët nuk kanë qëndrim të rregulluar në Belgjikë kanë nevojë për një arsye të nevojshme për të udhëtuar në Belgjikë, me konfirmimin e duhur të marrë në Ambasadën e Mbretërisë së Belgjikës në Beograd.

Personat që kanë dëshmi të vaksinimit me një nga vaksinat e njohura nga EMA duhet të bëjnë një PCR ose test të shpejtë përpara se të mbërrijnë në Belgjikë dhe të bëjnë një test PCR ditën e parë dhe të shtatë pas mbërritjes në Belgjikë. Ata janë të detyruar të qëndrojnë në karantinë derisa të arrijë rezultati i testit PCR të kryer ditën e parë pas mbërritjes në Belgjikë.

Mali i Zi

Nga dita e premte, më 11 mars, do të hiqet detyrimi për të pasur certifikatë Covid për hyrje në Mal të Zi.

Përveç respektimit të masave elementare epidemiologjike dhe respektimit të numrit të lejuar të vizitorëve, konfirmimi i COVID-19 nuk kërkohet për qëndrime në institucione kulturore, ambiente hoteliere, ambiente sportive, qendra fitnesi dhe palestra, salla lojërash për fëmijë, ambiente që organizojnë lojëra fati.

Qipro

Udhëtarët e vaksinuar mund të hyjnë në Qipro nëse kanë marrë një nga vaksinat e mëposhtme: AstraZeneca, Pfizer, Moderna, Johnson/Johnson, Sputnik V, Sinofarm, Sinovak, Kovakin, Novavak dhe Sputnik Light.

Franca

Qytetarët e Serbisë mund të hyjnë në Francë, me kusht që të kenë marrë të dyja dozat e disa prej vaksinave të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA). Qytetarët e vaksinuar të Serbisë duhet të kenë një konfirmim se kanë marrë një dozë të dytë të vaksinave Fajzer / Biotek, Moderna ose AstraZeneka të paktën dy javë përpara udhëtimit.

Individët që kanë marrë dy doza të Sinofarm ose Sinovak, si dhe një dozë përforcuese të vaksinës mRNA (Pfizer ose Moderna), konsiderohen gjithashtu të vaksinuar plotësisht dhe mund të hyjnë në vend.