Bujanoci me 2 raste të reja me Covid-19, Presheva 1

0
223

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 222 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 23 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër 13 janë nga Vranja, nga 3 raste kanë Vlladiqin Hani dhe Boseligradi, 2 nga Bujanocit dhe nga 1 rast të ri kanë konfirmuar Presheva dhe Surdilica ndërsa komunat tjera në rrethin e Pçinjës nuk ka patur raste të reja me virusin korona.

Këto janë të dhënat e 24 orëve të fundit, gjegjësisht të dhënat e ditës së premte./LajmiAL/