Keto janë pagesat që iu janë bërë deputetëve për vitin 2021, Shaip Kamberit, Nadije Beqirit dhe Argjend Bajramit

0
356

Qendrës për Gazetari Hulumtuese e Serbisë ka publikuar të dhënat mbi të ardhurat për vitin paraprak ku janë të përfshirë gjithsej 262 deputetë, ndërsa pjesa më e madhe e parave shkoi për paga, 202,5 ​​milionë dinarë.

Në mesin e të dhënave janë edhe tre deputetët nga Lugina e Preshevës, Shaip Kamberi, Argjend Bajrami dhe Nadije Beqiri.

Sipas këtyre të dhënave deputetit Shaip Kamberit brenda vitit 2021 në emër të deputetit për paga dhe shpenzime tjera (pa tatim) iu janë paguar:

  1. Përdorimi i automjetit personal (neto) 202,168,80 dinarë
  2. Pagat (neto) 1,187,651,98 dinarë
  3. Shtesa e deputetit (neto) 416,178,92 dinarë

GJITHSEJ —————————– 1,805,997 dinarë, me kurs mesatarë të euros 118 (15.305 euro) për vitin 2021.

Deputetit Argjend Bajramit brenda vitit 2021 në emër të deputetit për paga dhe shpenzime tjera (pa tatim) iu janë paguar:

  1. Përdorimi i automjetit personal (neto) 96,649,20 dinarë
  2. Pagat (neto) 696,117,68 dinarë
  3. Shtesa e deputetit (neto) 416,178,92 dinarë

GJITHSEJ —————————– 1,208.944 dinarë, me kurs mesatarë të euros 118 (10.245 euro) për vitin 2021.

Deputetes Nadije Beqirit brenda vitit 2021 në emër të deputetit për paga dhe shpenzime tjera (pa tatim) iu janë paguar:

  1. Përdorimi i automjetit personal (neto) 186,383,88 dinarë
  2. Pagat (neto) 1,041,839,64 dinarë
  3. Shtesa e deputetit (neto) 416,178,92 dinarë

GJITHSEJ —————————– 1,644.400 dinarë, me kurs mesatarë të euros 118 (13.935 euro) për vitin 2021.

Sipas të dhënave të mbledhura nga Qendra për Gazetari Hulumtuese në Serbi (CINS) vitin e kaluar deputetëve u janë paguar gjithsej 367,9 milionë dinarë për arsye të ndryshme, pa llogaritur taksat.

Kjo është shuma totale që iu është paguar për pagat dhe shtesat e deputetëve, por edhe shpenzimet e ndryshme që ata kishin gjatë kryerjes së detyrës parlamentare.

Në foton e mëposhtme mund të shihni 10 deputetët më të paguar në vitin 2021./LajmiAL/