Sh.m “Sezai Surroi” e vizitoi kryetari i Gostivarit

0
193

Njoftimi i shkollës:

Sot shkollën tonë e vizituan kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Arben Taravari, dhe kryetari i Komunës së Bujanocit, z. Nagip Arifi, me bashkëpunëtorë. Drejtori i shkollës z. Zejni Fejzullahu musafirët nga Gostivari i njoftoi me historikun e shkollës sonë si dhe gjendjen aktuale në shkollë.

Ishte një takim vëllazëror. Kryetari Taravari ishte për herë të parë në Bujanoc. U nda shumë i impresionuar me kushtet në shkollën tone, thuhet në njoftimin e shkollës.